Kosovë, kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes, Erbaş, merr pjesë në ceremoninë e Hifzit

Kosovë, kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes, Erbaş, merr pjesë në ceremoninë e Hifzit

Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş në kuadër të vizitës së tij në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e Hifzit të organizuar nga Kursi i Kuranit Emin Pasha, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Çështjeve Fetare, Ali Erbaş, në ceremoninë e Hifzit (mësimit të Kuranit përmendsh) të mbajtur në Xhaminë historike Sinan Pasha në Prizren ishte i shoqëruar nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Erbaş në fjalimin e tij në ceremoni foli për dobitë e mësimeve që jepen në kurset e Kuranit.

Duke thënë se në Xhaminë e Sinan Pashës kanë kryer një nga ceremonitë më të mbara, Erbaş tha: “Hafëzët tanë janë mjet për ruajtjen e Kuranit. Kudo që ka muslimanë në botë, aty ka edhe hafëzë. Ky është një privilegj që nuk i jepet asnjë libri tjetër të shenjtë as ndonjë libri tjetër të shkruar nga njerëzit përveç Kuranit. Kjo është mrekullia e Kuranit”.

Erbaş tha se nuk ka titull më të madh që i është dhënë ndonjë njeriu se sa titulli i hafëzit.

Duke përmendur se Mehmet Akif Ersoy-in, poeti i himnit të Türkiyes, i cili është me prejardhje nga Kosova, ishte edhe një hafëz ii mir, Erbaş tha: “Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë në Kosovë, në vendin e hafëzëve, dijetarëve dhe evlijave, si në Prizren, Prishtinë e në shumë vende të tjera. Këta hafëzë janë përgatitur në Kursin e Kuranit Emin Pasha i hapur në vitin 2017 dhe do të vazhdojnë të përgatitjen edhe në të ardhmen. Shpresojmë që vëllezërit tanë hafëzë dhe mësuesit e tjerë të jenë njerëz të aktiviteteve të mëdha si për të kuptuar më mirë Kuranin, ashtu edhe për të jetuar më mirë në këto troje. Ne si Türkiye, si Drejtori për Çështjet Fetare të Türkiyes, ofrojmë gjithë mbështetjen që mundemi në këtë drejtim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Myftiu Tërnava deklaroi gjithashtu se vizita e Erbaş-it është një nder për të gjithë kosovarët dhe se ai dëshiron të forcojë më tej bashkëpunimin.

“Kosova është edhe shtëpia juaj. Njerëzit në shtëpinë e tyre nuk priten, prandaj dera jonë është gjithmonë e hapur për ju”, tha Tërnava.

Pas ceremonisë së Hifzit, Erbaş mbajti hytben dhe fali namazin e xhumasë në Xhaminë e Sinan Pashës.

Erbaş në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka vizituar edhe kantierin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e cila është në ndërtim e sipër.