RTV PENDIMI

Shëndetësi

Mjekët në QKUK i heqin pacientes gjilpërën nga rrugët e frymëmarrjes

Një 30-vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar përpirë një trup të huaj, gjilpërë.

Gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të hiqej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, u apelon qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

Të ngjajshme :

Shëndetësi

“Frymëmarrja e duhur është e dobishme për shëndetin fizik dhe mendor”

Profesoresha e Fakultetit të Studimeve Mjekësore në Universitetin Trakya në Turqi, Dr. Gülnur Öztürk theksoi se frymëmarrja e duhur është
Shëndetësi

Si të kujdesemi për lëkurën dhe rrobat e bebes?

Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjave është i lidhur me kujdesin ndaj rrobave, përshtatjen me temperaturat dhe të ushqyerit. Shqipe Kelmendi–Rama