2375948_1711288_Prishtina2017_16__c__V_Pur

Meka Food ndan 200 pako ushqimore për Ramazan për familjet në nevojë

Kompania ushqimore “Meka Food Halal”, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka vendosur që të iu dal në ndihmë familjeve në nevojë.

Meka vendosi që këtë bamirësi ta ndaj me 200 familje të cilat janë në nevojë për pako ushqimore.

“Për nder të muajit të madhërishëm të Ramazanit, me lejën e Allahut nga pjesa e Zeqatit do të ndahen 200 pako për 200 familje në nevojë!”, ka shkruar kompania në fjalë në rrjetin e tyre social Facebook.

Këto pako, cilado familje që ka nevojë, mund t’i marrë në zyret e Radio Dukagjinit.