[There are no radio stations in the database]

Marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan – Policia sekuestron substancën, rasti nën hetime –

Një qese me substancë të dyshuar narkotike është gjetur më 3 tetor në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan, duke aktivizuar Policinë dhe procedurat hetimore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 18:50, një zyrtar korrektues ka njoftuar për gjetjen e një sasie të dyshuar të marihuanës të mbështjellë në qese.

Pas njoftimit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar substancën e dyshuar.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar procedura për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Deri në këtë fazë nuk është identifikuar personi që dyshohet se e ka lënë substancën në oborr, ndërsa rasti mbetet nën hetime.


[There are no radio stations in the database]