[There are no radio stations in the database]

Maqedonia e Veriut u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Iran dhe Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të përmbahen nga udhëtimet në Iran dhe Izrael për shkak të situatës aktuale të sigurisë, transmeton Anadolu.

Ministria në një deklaratë theksoi se situata në këtë rajon është e paqëndrueshme dhe mund të paraqesë rrezik për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ministria u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni derisa të përmirësohet situata e sigurisë.

Më tej, gjithashtu u informua se në kuadër të ministrisë është krijuar një shtab krize, i cili do të monitorojë vazhdimisht situatën dhe do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmën, mbështetjen dhe asistencën ndaj qytetarëve.


[There are no radio stations in the database]