Maqedoni e Veriut, shënohet 20-vjetori i formimit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë

Maqedoni e Veriut, shënohet 20-vjetori i formimit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se Njësia për Intervenim të Shpejtë (EBR) për vetëm dy dekada është rritur në formacion thelbësor të domosdoshëm policor në pjesën për detyra të veçanta dhe speciale policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot në Qendrën Policore “Gjorce Petrov” u mbajt ceremonia solemne me rastin e shënimit të 20-vjetorit nga themelimi i Njësisë për Intervenim të Shpejtë (EBR), në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ku u adresuan kryeministri Zoran Zaev, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe komandanti i EBR-së, Vice Stoleski.

Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev theksoi se sistemi i sigurisë është një nga shtyllat themelore të çdo shoqërie, duke thënë se në këtë sistem, policia përmes vendosjes, funksionalitetit dhe efikasitetit të saj është mjeti kryesor institucional për arritjen e qëllimeve të sigurisë, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe të mirat materiale të qytetarëve.

“Njësia për intervenim të shpejtë, e njohur si EBR në vetëm dy dekada, është rritur në një formacion thelbësor të nevojshëm policor, kryesisht në kuptimin e asaj që nënkuptojnë detyrat të veçanta speciale policore dhe fusha të veprimit”, theksoi kryeministri Zaev.

EBR sot, siç theksoi kryeministri Zaev, është një njësi shumë profesionale e përshtatur në mënyrë të adekuate për nevojat dhe qëllimet e policisë me gatishmëri të shprehur të vazhdueshme për njohuri, aftësi dhe arritje edhe më të larta.

Policia maqedonase, siç theksoi ministri Oliver Spasovski, sot shënon një ngjarje tjetër, jashtëzakonisht të rëndësishme, 20-vjetorin e themelimit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë, strukturë organizative e cila “është e pozicionuar tërësisht në sistemin tonë të funksionimit dhe veprimit policor”.

“Në ndërtimin e statusit aktual veçanërisht pozitiv që policia maqedonase gëzon jo vetëm në vend, por edhe si një partner i respektuar, angazhuar në mënyrë aktive në shumë nisma, operacione, projekte rajonale dhe ndërkombëtare, gjithashtu kanë meritën e të gjitha shërbimeve policore, përfshirë Njësia për Intervenim të Shpejtë, slogani i së cilës nuk tingëllon jorastësisht: ‘Gjithmonë dhe kudo!'”, tha Spasovski.

Komandanti i EBR-së, Vice Stoleski, duke iu referuar rritjes dhe zhvillimit të njësisë, tha se EBR është rritur në një njësi policore shumë të specializuar, e cila vendos kritere të larta dhe specifike, profesionale për të gjithë anëtarët e saj nga të gjitha aspektet, fizike, mendore, shëndetësore, edukative dhe teknike.

Me rastin e 20-vjetorit nga themelimi i EBR-së, pllaka jubilare iu ndanë kryeministrit Zoran Zaev, ministrave Oliver Spasovski, Radmila Sekerinska, Venko Filipçe, Fatmir Bytyqi, Ljupço Nikollovski dhe sekretares shtetërore në Ministrinë e Brendshme, Magdalena Nestorovska.

Po ashtu në ceremoninë me një minutë heshtje iu shpreh nderime të gjithë pjesëtarëve të rënë të EBR-së.​​​​​​​