
Kurti takon ambasadorin turk, vlerëson mbështetjen e Turqisë në mbrojtje dhe siguri
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë zhvilluar një drekë pune me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti me ambasadorin Angılı diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend dhe tema tjera me interes në fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kurti dhe Angılı në veçanti kanë diskutuar marrëdhëniet në rrafshin ekonomik dhe tregtar.
Kryeministri kosovar shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira të vendit të tij me Turqinë, mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe kontributin e saj të rëndësishëm, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.