6EFB4AAF-8A21-4A8D-B2E4-A8B4B92F8ECB

Krerët e Komuniteteve Shqiptare Islame të Diasporës u dekoruan me certifikata falenderimi nga Kryetari Spahiu

Pjesë e vizitës së Krerëve të Komuniteteve Shqiptare Islame të Diasporës, përpos inaugurimit të objekteve të rindërtuara nga tërmeti i 2019-tës, ishte edhe ndalesa në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga kryetari, H. Bujar Spahiu.
Me këtë rast, Kryetari Spahiu, në emër të institucionit që ai drejton, i vlerësoi të lartëpërmendurit me certifikata falenderimi, me motivacionin për kontributin e vyer që ata dhe institucionet që ata drejtojnë, dhanë për të tejkaluar situatën e vështirë të cilën e krijoi tërmeti i 2019-tës në vendin tonë.
Po ashtu, në emër të bashkëpunimit të frytshëm që karakterizoi këtë projekt të cilin KMSH e përmbushi me sukses, Krerët e Komuniteteve Shqiptare Islame të Diasporës, i dorëzuan Kryetarit Spahiu nga një dhuratë simbolike.
Gjatë kësaj vizite të shkurtër, u vlerësuan gjithashtu edhe ekipi i punës që çoi në vend amanetin e mërgatës shqiptare, z. Edison Hoti, z. Usam Alimi dhe z. Ismail Ademi.