Rtv Pendimi

Kosovë, zvogëlohet numri i zjarreve

Kosovë, zvogëlohet numri i zjarreve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë njoftoi se numri i zjarreve në të gjithë territorin e vendit po zvogëlohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërcënimi i vetëm serioz është ende zjarri që shpërtheu më 5 gusht në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë. Në njoftim thuhet se vënia nën kontroll e këtij zjarri po bëhet me të gjitha kapacitetet në dispozicion të komunës së Vitisë, me ndihmën e komunave fqinje si Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica.

Në njoftim gjithashtu thuhet se situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupe në rajonin e Pejës është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.

Në deklaratë thuhet se dy zjarre që kanë shpërthyer në afërsi të Marigonës dhe Barilevës, komuna e Prishtinës, që janë lokalizuar plotësisht.

Gjithashtu janë lokalizuar edhe zjarret në fshatin Zabel i Epërm, komuna e Glogovacit; fshatrat Llugagji dhe Vrshec, komuna e Lipjanit; fshatin Hamidi në komunën e Obiliqit, si dhe zjarri fushor në fshatin Godanc të komunës së Shtimes.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë lokalizuar dhe shuar zjarret në fshatrat e komunave të Prizrenit, Malishevës, Mamushës, Rahovecit, dhe Dragashit.

Si rezultat i reagimit të njësive profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit, u raportuan lëndime trupore të disa zjarrfikësve, por fatmirësisht ata nuk janë në rrezik për jetën.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe te raportojnë zjarret sa me shpejtë në numrin emergjent pa pagesë – 112.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH