RTV PENDIMI

Lajme

Kosova me mekanizëm për dokumentimin e krimeve të luftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit koncept-dokumentin për themelimin e Mekanizmit për Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur komunikata nga Ministria e Drejtësisë, në përputhje me programin qeverisës, këtë koncept e ka propozuar lara kabinetit qeveritar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë prezantimit të koncept-dokumentit, ministrja Haxhiu ka shtjelluar opsionin 3 i cili parasheh themelimin e mekanizimit të propozuar përmes një ligji të veçantë dhe arsyet se pse ky opsion është i rekomanduar.

“Qëllimi i krijimit të një mekanizmi të tillë është që çdo gjë që është e ditur rreth këtyre krimeve dhe rrethanave në të cilat janë kryer ato të mblidhet, verifikohet, sistemohet, ruhet dhe të jetë e qasshme në radhë të parë për viktimat dhe pastaj për shoqërinë dhe të gjitha palët e interesuara por edhe për institucionet e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Ajo vuri theksin tek rëndësia e themelimit të mekanizmit të propozuar duke shtuar se “krijimi i një mekanizmi të tillë do t’i kontribuojë realizimit të së drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtës për drejtësi, të drejtës për reparacion dhe të drejtës për garantim të mospërsërtijes”.

Ministrja Haxhiu theksoi se dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë do t’i shërbejë ruajtjes së memories kolektive, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes tek gjeneratat e ardhshme.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e