[There are no radio stations in the database]

Kontribut i Gjerë i Besimtarëve për Xhaminë e Përgut

Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë – një mbrëmje plot emocione, lot gëzimi dhe bereqet!
Sonte zemrat u bashkuan, duart u ngritën dhe shpirtrat u lidhën për një kauzë të madhe: ndihmën për xhaminë e Përgut.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërie, u tubuan me qindra njerëz – të rinj e të moshuar, familjarë, vullnetarë, besimtarë nga çdo anë – të gjithë me një qëllim të vetëm: të japin, të kontribuojnë, të ndihmojnë.

Shuma e nevojshme ishte 450,000 €, dhe falë zemrës së pastër të besimtarëve sonte u arrit një e mirë e madhe: u mblodhën rreth 370,000 €!
Kjo nuk është thjesht një shumë – është dëshmi e imanit, e unitetit, e vullnetit të përbashkët për të ndërtuar diçka që i shërben fesë dhe komunitetit.

Atmosfera e kësaj ngjarjeje të madhe nuk mbeti vetëm brenda sallës.
E gjithë mbrëmja u transmetua live në RTV Pendimi për plot 7 orë, duke i mundësuar mijëra shikuesve anembanë botës të jenë pjesë e këtij momenti historik.
Shumë prej tyre kontribuuan nga larg, duke e çuar edhe më lart këtë mbrëmje bereqeti.

Në çdo buzëqeshje, në çdo dorë të ngritur, në çdo euro të dhuruar kishte dashuri për Allahun, respekt për xhaminë dhe dëshirë për të lënë gjurmë të mirë.
Shumë prej të pranishmëve dhanë nga pak, disa dhanë shumë, por vlera e tyre tek Allahu është e paçmueshme – sepse vlera matet me sinqeritetin e zemrës.

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili hapi zemrat, i bashkoi besimtarët dhe vendosi bereqet në këtë mbrëmje të paharrueshme.
Të gjithë atyre që kontribuuan, që nxituan të japin sadopak nga pasuria e tyre, që e panë këtë thirrje si një mundësi sevapi – Allahu ju shpërbleftë me të mira të panumërta në këtë botë dhe në botën tjetër!


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]