
KFOR: S’jemi të njoftuar për shtimin e bazave ushtarake serbe në kufi me Kosovën
KFOR nuk ka zbuluar dhe nuk është njoftuar për ndryshimet e fundit të rëndësishme në prani të forcave të armatosura serbe në vijën kufitare administrative.
Kështu është bërë e ditur në një përgjigje për tëvë1 nga KFOR-i rreth deklaratave për kërcënimin e Serbisë me shtimin e bazave ushtarake në kufi me Kosovën.
KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të jetë i pranishëm dhe të monitorojë aktivitetet përgjatë vijës kufitare administrative, në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara.
“Bazuar në procedurat ekzistuese, forcat e armatosura serbe duhet të mbajnë rregullisht KFOR të informuar në lidhje me vendosjen e forcave dhe aktivitetet e tyre operacionale në afërsi të linjës kufitare administrative. Ne presim që kjo të vazhdojë dhe të llogaritet në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në këtë drejtim. Komandanti i KFOR ka komunikime të rregullta me autoritetet ushtarake në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të situatës së ndërsjellë. Që nga viti 2023, KFOR ka rritur ndjeshëm praninë e saj dhe numrin e patrullave në vijën kufitare administrative. Ne mbetemi të vendosur mirë për të adresuar çdo zhvillim përkatës të sigurisë, dhe të palëkundur në përmbushjen e misionit tonë jo-mandat”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.