Indonezia pret konfirmimin nga Arabia Saudite për Haxhin e këtij viti

Indonezia pret konfirmimin nga Arabia Saudite për Haxhin e këtij viti

Indonezia ka bërë të ditur se vendi ka përfunduar përgatitjet për Haxhin dhe se tani po pret konfirmimin nga Arabia Saudite për kushtet e nisjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Arabia Saudite në muajin shkurt ndaloi hyrjen në mbretëri të qytetarëve nga 20 vende, përfshirë Indonezinë, me qëllim për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Khoirizi Dasir, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Haxhit dhe Umres pranë Ministrisë së Çështjeve Fetare të Indonezisë, për AA tha se ministria “akoma është duke pritur për një vendim nga Arabia Saudite”.

Dasir u takua me ambasadorin saudit në Xhakartë, Esam Abid Althagafi, por ai nuk mori asnjë garanci se indonezianët do të jenë në gjendje të kryejnë Haxhin këtë vit.

Ambasadori i tha zyrtarit se ai akoma nuk ka marrë ndonjë informacion nga Riadi për vendimin për rihapjen e shërbimit të Haxhit për Indonezinë.