Idlib, miliona sirianë edhe këtë Kurban Bajram e pritën në kampe dhe kushte të vështira

Idlib, miliona sirianë edhe këtë Kurban Bajram e pritën në kampe dhe kushte të vështira

Miliona banorë të zhvendosur në Siri po festojnë edhe një Kurban Bajram në hijen e luftës dhe varfërisë në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Armëpushimi i dakorduar i dha një fund konfliktit në Idlib por vendasit në rajon vazhdojnë të kenë frikë nga sulmet e forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asadit.

Idlibi, enklava më e madhe nën kontrollin e opozitës siriane, e banuar kryesisht me banorë të dëbuar nga rajone të tjera siriane të cilët edhe këtë Kurban Bajram e pritën larg vatrave të tyre.

Miliona njerëz festojnë edhe këtë festë të muslimanëve larg shtëpive të tyre dhe në kampe të me kushte të këqija.

Mustafa Emin u detyrua të largohej nga shtëpia e tij në jug të Idlibit dy vjet më parë.

Ai tha se dëshiron një Bajram midis miqve dhe të afërmve.

“Para se të largoheshim nga shtëpia jonë, ne thernim kurban çdo Bajram. Tani ne jemi vendosur në një tendë në mal”, tha Emin.

Ai tha se gjithçka lanë pas tyre ndërsa tani nuk kanë punë dhe jetojnë në kushte shumë të vështira.

Imad Davut tha se Bajramet, të cilat tani festohen në vendbanimet e çadrave, nuk janë as për së afërmi me ato që ato festonin më parë.

“Nuk ka as lumturi as gëzim. Kur dikush na sjell mish, atëherë ne e hamë atë. Nuk mund ta blejmë. Çdo gjë është shumë e shtrenjtë”, tha Davut.

Sipas tij, Bajrami kalon si çdo ditë tjetër, çdo shtëpi është e mbushur me pikëllim dhe dhimbje për të dashurit që u vranë në sulme.

Davut shtoi se festa kaloi si një ditë normale, në çdo shtëpi ka trishtim dhe dhimbje dhe të gjithë humbën një të afërm në sulmet e regjimit.

“Na mungon fshati ynë. Duam të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Davut.

Idlibi është enklava më e madhe e kontrolluar nga opozita siriane, e cila është nën rrethim nga forcat besnike të regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, gjatë negociatave të majit 2017 në Astana, Idlibi u shpall një nga katër zonat e de-përshkallëzimit. Forcat besnike të regjimit të Asadit shkelën marrëveshjen dhe pushtuan tre zona ndërsa në Soçi më 17 shtator 2018, u arrit një marrëveshje shtesë për një armëpushim në Idlib dhe krijimin e një zone të de-përshkallëzimit.

Sipas marrëveshjes, forcat e opozitës tërhoqën armët e rënda nga rajoni ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit nuk ndaluan sulmet artilerike dhe ajrore në rajon.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në mars të vitit të kaluar për një protokoll që u bën thirrje të gjitha palëve në Idlib për armëpushim ndërsa forcat turke dhe ruse si garantuese të armëpushimit, po kryejnë së bashku patrullime kontrolli përgjatë vijave të ndarjes.

Për shkak të sulmeve të forcave të regjimit nga Idlibi janë larguar afër 2 milionë sirianë në qendrat kolektive pranë kufirit turk në katër vitet e fundit.