
I dërguari i Bordit të Paqes paralajmëron se situata në Gaza mbetet “shumë e vështirë”
Një zyrtar i lartë i Bordit të Paqes ka paralajmëruar se situata në Rripin e Gazës “mbetet shumë, shumë e vështirë” pavarësisht përmirësimeve të sjella nga faza e parë e marrëveshjes së armëpushimi.
“Pavarësisht përmirësimeve të rëndësishme përmes zbatimit të fazës së parë, situata në Gaza mbetet shumë, shumë e vështirë”, tha Nickolay Mladenov, përfaqësues i lartë për Gazën në Bordin e Paqes, në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Palestinën.
“Shërbimet thelbësore funksionojnë në një pjesë të vogël të kapacitetit para luftës. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Nuk ka ekonomi funksionale”, theksoi Mladenov.
Duke paraqitur tre prioritete të menjëhershme, Mladenov theksoi se e para është që “kalimi në Rafah duhet të mbetet i hapur dhe të lejojë më shumë njerëz të hyjnë dhe të dalin nga Gaza”. Ai paralajmëroi se “çdo kufizim në funksionimin e tij pengon drejtpërdrejtë zbatimin e fazës së dytë të armëpushimit”.
Sa i përket ndihmave humanitare, ai tha se “rrjedha aktuale nuk është e mjaftueshme për nivelin e nevojave”, duke theksuar se “numri i kamionëve që lejohen të sjellin mallra në Gaza duhet të rritet në të ardhmen e afërt”.