RTV PENDIMI

Lajme

Hapet dega e Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës

Posta e Kosovës ka hapur degën e saj në veri të Mitrovicës për herë të parë që nga lufta e vitit 1999, raporton Anadolu.

Në hapjen e kësaj dege në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, morën pjesë edhe dy ministra kosovarë, ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Hapja e kësaj dege u përcoll me brohoritje dhe fërshëllima nga serbët lokalë, të udhëhequr nga subjekti politik Demokracia Serbe.

Ministrja Rizvanolli ka thënë gjatë hapjes se “është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të kenë qasje në shërbime cilësore dhe në kushte të barabarta”.

Në kuadër të kësaj dege të Postës, qytetarët do të mund të kryejnë transfere dhe pagesa të shërbimeve të ndryshme, gjë e cila pritet t’ua lehtësojë jetën atyre.

Posta e Kosovës aktualisht ka nëntë pika të saj në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e