RTV PENDIMI

Lajme

Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite në Gaza

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan pozicionet që u përkisnin grupeve të rezistencës palestineze dhe shënjestruan tokat bujqësore në qytetin verior të Gazës, Betlehem dhe qytetin Khan Yunus.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk raportoi për viktima të mundshme si pasojë e sulmit.

Në llogarinë e ushtrisë izraelite në median sociale Twitter thuhet se “sulmet u kryen për shkak të lëshimit të balonave me lëndë djegëse që vazhdojnë të dërgohen në anën izraelite”.

Deklarata tha se ushtria do të vazhdojë të shënjestrojë strukturat ushtarake të Hamasit, të cilat thuhet se janë përgjegjëse për atë që ndodhi në Rripin e Gazës.

Ndërkaq Hamasi ka kërcënuar të përgjigjet pas sulmeve izraelite.

“Bombardimi i pozicioneve të rezistencës palestineze nga ana e Izraelit është një shfaqje nga qeveria e re për të rivendosur moralin e ushtarëve dhe komandantëve të saj, të cilët janë në gjendje të dobët për shkak të operacionit Shpata e Jerusalemit“, tha zëdhënësi i Hamasit Fevzi Berhum në një deklaratë me shkrim.

Berhum deklaroi se “ata do t’i përgjigjen çdo marrëzie nga Izraeli që synon popullin palestinez dhe rezistencën e tyre”.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e