Gjermani, 3 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Gjermani, 3 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në shtetin gjerman të Baden-Vürtemberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga policia ende nuk dihet shkaku i aksidentit të ndodhur 50 kilometra në lindje të qytetit Heidelberg.

Sipas të dhënave paraprake 3 persona kanë humbur jetën në aksident.

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendin e ngjarjes ku janë dërguar shumë zjarrfikës dhe ambulanca në afërsi të kufirit mes shteteve të Hessen-it dhe Bavarisë.