RTV PENDIMI

Lajme

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Sonte në orën 03:00 pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të shkojnë një orë prapa, nga ora 03:00 në orën 02:00, transmeton Anadolu Agency (AA).

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm kur fillon llogaritja verore e kohës.

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga koha e verës në atë të dimrit për herë të parë u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogaritja dimërore dhe verore e kohës me ligj është rregulluar në vitin 1996.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e