[There are no radio stations in the database]

Festë edukative në xhaminë e Bardhoshit me mbi 80 nxënës të mësim-besimit

Në xhaminë e Bardhoshit në Prishtinë u organizua një festë, me ç’rast u mbajt një tubim me mbi 80 nxënës që ndjekin mësimet në këtë xhami.

Programi nisi me lexim të pjesëve nga Kurani nga Imrane Zariqi, nxënëse e hifzit.

Më pas, të pranishmit i përshëndeti organizatorja dhe përfaqësuesja e Departamentit të Gruas- Dega Prishtinë, Kadrije Dragusha Ademi, e cila vlerësoi punën e mësueseve të Bardhoshit, Besa Stublla dhe Shyhrete Rrahimi, si dhe falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe donatorët për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve edukative.

E pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Florentina Temkolli, e cila mbajti një ligjëratë të shkurtër, duke theksuar rëndësinë e edukimit në frymën e vlerave islame dhe të sinqeritetit.

“Një njeri që ka frikë Allahun nuk gënjen, nuk mashtron dhe nuk trilllon. Këto cilësi nuk shpien askund tjetër përveç humbjes, zjarrit dhe hidhërimit të Allahut”, u shpreh mes tjerash ajo.

Në këtë aktivitet u shpërndanë kopje të Kuranit për shtatë nxënëse të mësueses Kadrije Dragusha-Ademi, të cilat, pas një periudhe të shkurtër mësimi, arritën të përfundojnë shkronjat dhe të fillojnë leximin e Kuranit. Po ashtu, u ndanë dhurata edhe për nxënëset e mësueses Shyhrete Rrahimi që ndjekin mësimet e hifzit, të cilat kanë përfunduar disa xhuza të Kuranit.


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]