
Familja palestineze humb 25 anëtarë në një sulm izraelit në Gaza
Një familje palestineze që humbi dhjetëra anëtarë në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Gaza City ka bërë një apel urgjent për ndihmë, duke kërkuar shpëtimin e të mbijetuarve të mbetur nën rrënoja.
Të paktën 25 anëtarë të familjes Doghmush u vranë në sulmin mbi një zonë banimi në lagjen Sabra. Deri tani, 17 persona janë shpëtuar, por familjarët në vendngjarje thanë se ende dëgjojnë zëra nën rrënoja dhe druajnë se deri në 50 persona mund të jenë ende të bllokuar. /mesazhi