Rtv Pendimi

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Presidenti Erdoğan në bisedë vuri në dukje se Turqia mbështet në mënyrë të sinqertë politikën e NATO-s me dyer të hapura dhe se çështja lidhur me kërkesën e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës janë qëndrimet e këtyre dy vendeve lidhur me interesat jetike të sigurisë kombëtare të Turqisë.

Më tej presidenti Erdoğan tha se nuk do t‘i afrohen pozitivisht anëtarësimit të këtyre vendeve, për sa kohë që Suedia dhe Finlanda nuk tregojnë hapur se do të jenë në solidarizim me Turqinë për çështjet themelore, kryesisht në luftën kundër terrorizmit.

Kreu i NATO-s, Stoltenberg deklaroi se duhet të eliminohen (zgjidhen) shqetësimet e Turqisë për sigurinë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH