EBU HANIFJA DHE RESPEKTIMI I PRINDËRVE

Imami Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, njihej si respektues i madh i prindërve. Për ta shpesh lutej dhe kërkonte falje dhe për çdo muaj jepte lëmoshë nga njëzet dinar.Thotë për vetveten: Nganjëherë shkoja në mexhlisin e Omer ibën Dher së bashku me nënë time a nganjëherë edhe më dërgonte që ta pyes për ndonjë mesele. Iu afroja dhe e pyesja dhe i thosha: Nëna ime më ka urdhëruar që të vi deri tek ti dhe të pyes për filan meselenë. Më thonte: Ti të më pyesësh mua për këtë çështje, a ti je më i ditur se unë?!  I thosha: Ajo më ka urdhëruar. Më thonte: Si është përgjigja që pastaj unë ta them ty? Unë ia tregoja përgjigjen pastaj ai ma tregonte mua dhe unë shkoja te nëna ime dhe e lajmëroja për përgjigjen.

Një herë nëna ime kërkoi nga unë që t’i jep fetva për një çështje dhe iatregova mirëpo nuk e pranoi nga unë. Më tha se unë nuk e pranoj përgjigjen e kësaj pyetjeje përveç se nga Zura el Vaidh. Shkova deri tek ai dhe i thash: Nëna ime kërkon fetva nga ti për filan meselenë. Më tha: Ti je më ditur se unë. I thash: A ti thamë se meseleja kështu është. Më tha: E vërteta është ajo çka e thotë Ebu Hanifja. Isha i kënaqur nga përgjigja dhe ika ta lajmëroj nënën time.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU