lajmi i derguar

Dedikim prekës i Reisul Ulemasë pas ndërrimit të jetës të profesor Neim ef. Feratit

Me një mesazh mjaft prekês dhe emotiv, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame ne RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e Profesorit të respektuar Neim ef. FERATI, pas ndërrimit tê jetës.

“Me caktimin e Zotit u nda nga ne dhe i fali shpirtin Allahut Fuqiplotë profesori dhe teologu i madh dhe i mirënjohur Neim ef. Ferati. Dhimbje dhe humbje e madhe për të gjithë ne: për BFI e RMV, Muftininë e Tetovës, Medresenë Isa Beu të cilës ia fali tërë jetën, nxënësit, besimtarët shokët, vendin dhe kudo që veproi. Ndërsa për mua dhimbje, jo vetëm të një mësimdhënësi, por të një shoku të jetës sime fetare, kombëtare dhe familjare. Ishte një inspirues i madh i dashurisë ndaj Zotit, Islamit, mësimit dhe shkencës, i urtë dhe i mençur si pedagog, i afërt me nxënës sikur të jetë prind i tyre, solidar me shokë në çdo moment dhe situatë dhe i palodhshëm në shpjegimin e vlerave islame, jo vetëm në vendin tonë, por edhe jasht. Për këtë e donim dhe e respektonim të gjithë. Ishte inspirues i gjallë i vlerave në jetë, ngel i tillë edhe pas ndrimit jetë. Me gjithë dhimbjen e madhe që kemi, i mbështetemi caktimit të Allahut Fuqiplotë, sepse ne jemi të Tij dhe tek Ai do kthehemi të gjithë. Allahu i faltë xhennetin e amshueshëm, ndërsa familjes durim të paluhatshëm. Allahu e mëshiroftë.

Reisul Ulema H. HFZ. Shaqir ef. Feta”i