B609230D-F8FF-4AC7-B93B-C72823C9F15C

Çfarë është synetia (rrethprerja)?

Synetia është heqja kirurgjikale e lëkurës që mbulon majën e penisit. Në pjesë të ndryshme të botës, kjo ndërhyrje kryhet tek të porsalindurit. Pas periudhës neonatale, kryerja e kësaj procedure është më komplekse. Synetia në familje të caktuara është një ritual fetar, pjesë e traditës familjare, apo kryhet me qëllim që të përmirësimit të higjienës personale ose parandalimit të problemeve shëndetësore në të ardhmen (infeksionet, etj). Procedura zgjat rreth 10 minuta.

– ̈ ?

• Synetia sjell shumë përfitime: higjiena më e lehtë gjenitale, zvogëlimi i rrezikut të infeksioneve të traktit urinar, zvogëlimi i rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, parandalimi i problemeve me penisin (p.sh. fimoza – një fenomen që ndodh kur nuk mund ose është shumë e vështirë tërheqja e lafshës poshtë); zvogëlon rrezikun e kancerit të penisit.
• Synetia nuk mund të kryhet nëse ka një çrregullim të mpiksjes së gjakut. Kryerja e kësaj procedure nuk rekomandohet për foshnjat e parakohshme që ende kanë nevojë për kujdes mjekësor si dhe foshnjat me abnormalitet të penisit.
• Synetia nuk ndikon në pjellori (fertilitet) dhe nuk ndikon në intensitetin e kënaqësisë gjatë marrëdhënieve seksuale mes dy partnerëve.

?

• Synetia realizohet tek të porsalindurit në 7 – 10 ditët e para pas lindjes. Ndërhyrja kryhet ashtu që biri juaj qëndron i shtrirë në shpinë, duke ia mbajtur duart dhe këmbët. Pasi të dezinfektohet penisi dhe strukturat përreth, anestetiku injektohet në bazën e penisit ose vendoset në formën e një kremi. Vendoset një unazë e veçantë plastike ose kapëse speciale, në mënyrë që të hiqet lëkura e prepucit (majës) të penisit. Pas ndërhyrjes, penisi zakonisht mbulohet me vazelinë dhe mbështillet me garzë.

• Komplikimet më të zakonshme pas synetisë janë gjakderdhja dhe infeksioni. Reaksione të padëshirueshme ndaj anestetikut janë gjithashtu të mundshme.
• Shumë rrallë, mund të ndodhin probleme që rezultojnë nga vetë ndërhyrja, të tilla si segmenti i hequr shumë i gjatë ose shumë i shkurtër i lëkurës, shërimi joadekuat i zonës nga e cila është hequr lafsha ose probleme të tjera që mund të kërkojnë një operacion minimal minimal shtesë.

̈

• Para procedurës, mjeku do të shpjegojë përfitimet dhe rreziqet e mundshme të kësaj ndërhyrjeje.
• Zakonisht nuk kërkohet përgatitje e veçantë për procedurën.

̈ ̈

• Procesi i plotë i rikuperimit dhe shërimit zgjat 7 deri në 10 ditë. Maja e penisit ka shumë të ngjarë të jetë e dhimbshme dhe mund të duket e skuqur, e ënjtur ose mavijosur. Mund të shihet një lëng i verdhë në majë të penisit gjithashtu.
• Penisi mund të lahet gjatë procesit të shërimit. Sa herë që ndërroni pelenën, është mirë ta ndërroni edhe fashën e të sapolindurit. Një sasi e vogël vazelinë ose mjete të tjera të përshkruara nga mjeku duhet të vendosen nën fashë, në mënyrë që fasha të mos ngjitet në pelenë. Është e nevojshme të ndërroni shpesh pelenën e fëmijës dhe ta lidhni atë lirshëm. Nëse vendoset një unazë plastike në vend të fashës, ajo do të bie pas 7 ditësh. Pasi të ketë përfunduar procesi i shërimit, ju mund të vazhdoni të lani organet gjenitale të fëmijës tuaj me ujë dhe sapun.

Ndërlikimet ndodhin rrallë pas synetisë. Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse:
• urinimi normal nuk rikuperohet brenda 12 orësh,
• ka gjakderdhje të vazhdueshme,
• ka një sekretim të aromës së pakëndshme,
• unaza plastike mbetet në vend pas 2 javësh.

Synetia kryhet në mënyrë profesionale edhe në poliklinikën Natal, në koordinim mes pediatrit.