[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 88

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se është ende herët të ketë rezultate konkrete në bisedimet që tash udhëhiqen nga ndërmjetësi i ri i Bashkimit Evropian (BE), Peter Sorensen, transmeton Anadolu. Pas takimit me homologun serb, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, zv/kryeministri në detyrë i Kosovës, Bislimi, […]

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi tragjik që ndodhi të martën në mëngjes në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Viktima e 11-të ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, nga 12 persona të tjerë të plagosur, nëntë raportohet se janë në gjendje të rëndë. Autori […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg […]

Mijëra njerëz që mbanin flamuj palestinezë janë tubuar në sheshin Place de la Republique në kryeqytetin Paris për të dënuar ndalimin e anijes humanitare Madleen nga Izraeli, e cila transportonte ndihma për në Gaza, raporton Anadolu. Demonstrata, e organizuar në kryeqytetin francez nga grupe pro-palestineze dhe humanitare, dënoi ndalimin e anijes humanitare nga forcat izraelite, […]

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë pako me mish kurbani për familjet në nevojë në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit, raporton Anadolu. Pakot u ndanë nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë për familjet me […]

Anija humanitare Madleen, e ngarkuar me furnizime humanitare jetësore për Gazën, në mbrëmje ka mbërritur në portin izraelit Ashdod nën një eskortë ushtarake, raporton Anadolu. Forcat izraelite ndërhynë ndaj anijes humanitare mëngjesin e sotëm, duke e devijuar atë nga misioni i saj për të dërguar ndihmë kritike në enklavën e rrethuar palestineze. Korrespondenti i Anadolu-t […]

Avokati kosovar, Arianit Koci ka thënë se qytetarët e Kosovës po ndalohen dhe po arrestohen në Serbi. Përmes një postimi në Facebook, Koci ka shkruar se ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), Arbnor Spahiu, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. […]

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, transmeton Anadolu. KFOR-i njofton se patrullimet e kryera si gjatë natës, ashtu edhe gjatë ditës, pasqyrojnë angazhimin e pandërprerë të misionit për ruajtjen e një mjedisi […]

“Urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja” urime nga stafi i Radio Televizionit Pendimi. Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vizita tek të afërmit dhe me vepra të mira, sepse kjo ditë […]

Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së dënoi sot sulmet e përsëritura ndaj palestinezëve që kërkojnë ushqim në Rripin e Gazës, duke thënë se vdekjet e tyre janë rezultat i “zgjedhjeve të qëllimshme” që kanë privuar “sistematikisht” 2 milionë njerëz nga nevojat thelbësore, transmeton Anadolu. “Bota po shikon, ditë pas dite, skena të tmerrshme të palestinezëve […]


[There are no radio stations in the database]