Lajme
Page: 65
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj planeve të Ukrainës për t’u anëtarësuar menjëherë në NATO, para samitit të ardhshëm të aleancës ushtarake perëndimore në kryeqytetin lituanez Vilnius, transmeton Anadolu. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me kryeministrin rumun, Ion-Marcel Ciolacu, Scholz e bëri të qartë se […]
Suksesi i medresantëve në testin e maturës për tu krenuar! Maturantët e medresesë “Alaudin” të cilët këtë vit iu nënshtruan testit të maturës, kanë rezultuar me sukses mjaftë të mirë. Sipas rezultateve që janë publikuar, drejtoria e kësaj shkolle njofton se suksesi i nxënësve në këtë afat është 90.63%. “Urojmë maturantët për këtë sukses dhe […]
Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”, raporton Anadolu. Kjo fushatë vjen qëllimisht në fillim të stinës së verës kur fillon në Kosovë ardhja e diasporës edhe organizimi i ahengjeve familjare dhe dasmave dhe ka rritje të të shtënave festive. […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) “të padrejta” dhe ka thënë se shpreson që ato të jenë të shkurtra, transmeton Anadolu. Kurti gjatë përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes, ka thënë se “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin […]
Si në krejt xhamitë, ceremoninë e namazit të kësaj feste myslimane e ka paraprirë falja e Sabahut në këtë objekt fetar në fshatin shqiptar të Leposaviqit. Për të falur Bajramin, në ketë falëtore që u përurua dy muaj më parë, veç banorëve të Cerajës, Bistricës e Koshtovës, kanë ardhur edhe banorë të tjerë nga fshatrat […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava. Nga aty, Kurti u shpreh tejet falënderues ndaj bashkëpunimit e angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ndaj myftiut Tërnava gjithashtu. Kryeministri […]
Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023 (Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min.) Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës […]
Në ambientet e xhamisë së hotelit në Meke, ku janë duke qëndruar besimtarët tanë, pas namazit të drekës, u mbajt ligjëratë e shkurtër me tematikë rreth ritualeve të haxhit. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjithë besimtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta janë mirë dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit […]
#haxhi2023 Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin. Ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që […]
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Millan Mojsilloviq, u bëri thirrje forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, si dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë, që të ofrojnë mbrojtje “urgjente” për serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, transmeton Anadolu. “E informova komandantin e KFOR-it se ne po i ndjekim ngjarjet me ankth të madh […]