[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 48

Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Prizrenit, transmeton Anadolu. Siç njofton KFOR-i, patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it. “Ai përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme që reflekton parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit […]

Pas rritjes së çmimit të rrymës për 16.1 për qind nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pritet të ketë edhe rritje të çmimit të miellit dhe produkteve të tjera. Kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, ka theksuar se çmimi i energjisë elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit të mallrave, […]

Pacientët e Klinikës së Onkologjisë po përballen me mungesë të madhe të terapisë që parashihet të jepet falas nga vet klinika. Megjithatë, pacientët po e sigurojnë vet duke rënduar kështu edhe barrën financiare në vlerë prej mijëra eurosh, për një doze të vetme. Për shumë prej tyre, kjo është një luftë që nuk mund të […]

Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Medinë, dedikuar ushqimeve tradicionale nga vende të ndryshme, Kosova ka zënë vendin e parë, duke u vlerësuar për shijen autentike dhe prezantimin e veçantë të kuzhinës sonë. Pjatat tradicionale shqiptare kanë rrëmbyer vëmendjen e jurisë dhe pjesëmarrësve, duke treguar pasurinë kulturore dhe kulinare që vendi ynë ka për […]

Përfaqësues të grupit “Asnjë Cent më Shumë” dhe qytetarë kanë protestuar sot kundër rritjes së tarifës së energjisë elektrike. Kjo protestë u mbajt si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të cilin e ka cilësuar si “të padrejtë dhe jo legjitim”. Qytetarët në këtë protestë mbanin pankarta si “Asnjë […]

Tre nga 45 të akuzuarit në rastin Banjska kanë mohuar akuzat para trupit gjykues në seancën e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton Anadolu. I akuzuari Blagoje Spasojeviq ka thënë: “Nuk jam fajtor për veprat penale dhe për këtë aktakuzë”. I akuzuari Vladimir Toliq ka deklaruar se “Nuk jam fajtor për veprat […]

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka qëndruar për një vizitë pune në Prishtinë, ku është pritur në takim nga homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla, me të cilin kanë vlerësuar zbatimin e sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar në pikën kufitare Bllacë-Elez Han, transmeton Anadolu. Siç njofton Ministria e […]

Bashkimi Evropian të mërkurën ka publikuar një listë prej shtatë vendeve që i konsideron “të sigurta”, në një vendim për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë kështu më të vështirë për shtetasit e atyre vendeve që të kërkojnë azil në vendet e bllokut, raporton agjencia “AFP”. Komisioni Evropian ka thënë se po propozon […]

Bullgaria ka hedhur poshtë informacionet se po planifikon t’i bashkohet marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar muajin e kaluar midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, transmeton Anadolu. Siç raporton Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), ministri i Jashtëm Georg Georgiev ka thënë të martën se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interesim jozyrtar […]

Shqipëria ka hapur sot kapituj të rinj në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), që janë të fokusuar tek “Tregu i brendshëm”, raporton Anadolu. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime në Luksemburg, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të tjerë drejtues për kapituj përkatës. Në përfundim të punimeve […]


[There are no radio stations in the database]