Lajme
Page: 36
Sot në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut u organizua protestë në mbështetje të Gazës, enklavës palestineze e cila ka qenë nën sulme brutale nga ana e forcave izraelite që nga tetori i vitit 2023, raporton Anadolu. Protesta nën moton “Maqedonia e Veriut në këmbë për Gazën, përshëndetje nga Tetova për Gazën, rezistenca vazhdon” […]
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut të Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë kryer patrulla në komunën e Pejës, transmeton Anadolu. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale nga KFOR-i, u bë e ditur se patrulla u krye për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë. Sipas të dhënave […]
Fëmijët në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës kanë organizuar një protestë, duke kërkuar fundin e luftës dhe pushtimit nga Izraeli, raporton Anadolu. Duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Jo vdekjes, jo urisë”, fëmijët palestinez kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar të veprojë, duke porositur: “Ne po vdesim nga bombardimet, sëmundjet, uria dhe etja, ndërsa […]
Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje institucionale e cila do të ndihmojë në evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, transmeton Anadolu. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në një postim në rrjetet sociale, e ka konsideruar këtë si hap të mirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike. […]
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan sot Termocentralin “Kosova B” me rastin e fillimit të punimeve në modernizimin e njësisë B2, investim ky i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Aty u priten nga Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Gramos […]
Nga data 1 maj 2025 do të rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë të automjeteve, pa ndalesë në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, saktësisht pika kufitare Vërmicë-Morinë, transmeton Anadolu. Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët e të dyja vendeve nuk do t’u nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës […]
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar ndihma me veshmbathje për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu. Shpërndarja e pakove me ndihma në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, u zhvillua në rrethinën e qytetit të Strumicës që ndodhet në juglindje të vendit, me pjesëmarrjen e ambasadorit turk në Shkup, […]
Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji. Një bukë shitet 80 centë në një nga furrat e Prishtinës, ndërsa para dy javësh kushtonte 60 centë. Kurse, një kafiteri në kryeqytet bën të […]
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, si dhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, gjatë një vizite në Katar të dielën, tha Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu. Bisedimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe koordinimin […]
Malajzia ka hequr regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në këtë shtet deri në 30 ditë, transmeton Anadolu. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet rrjeteve sociale, shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve të Malajzisë për këtë vendim i cili vjen para vizitës së saj zyrtare në këtë shtet, gjatë javës së […]