Lajme
Page: 3
Policia e Kosovës ka bërë një apel për kujdes në trafik në raste kur lëvizin makineritë bujqësore dhe mjeta të tjera të rënda. Siç thuhet në apelin e policisë, çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike. Në këto mjete përfshihen: makineritë bujqësore dhe makina tjera të punës dhe mjete të rënda. “Vëmendje e […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasës së nëntë, i cili u mbajt më 27 qershor 2025. Sipas të dhënave të përpunuara nga MASHTI, arritshmëria sipas lëndëve është si më poshtë: Gjuhë shqipe: 59.8% Gjuhë angleze: 39.3% Histori: 61.1% Gjeografi: […]
Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se 700 mijë njerëz janë zhvendosur disa herë që nga muaji mars kur Izraeli shkeli armëpushimin në Gaza, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në konferencën e tij të përditshme për shtyp bëri deklarata për gazetarët në lidhje me zhvillimet në Gaza. Dujarric tha se palestinezët u vranë përsëri […]
Serbët në Komunën e Mitrovicës Veriore nën udhëheqjen e partisë Lista Serbe, kanë filluar të mbledhin nënshkrime për peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër që ndanë pjesën veriore me atë jugore të qytetit të Mitrovicës, transmeton Anadolu. Peticioni nisi të hënën para selisë së partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës […]
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se është hapur për qarkullim rruga drejt kufirit me Kosovën në Bllacë, që çoi edhe në mbylljen e pikës kufitare, për arsye të zjarreve që përfshiu zonën, transmeton Anadolu. “Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se automjetet kanë filluar të lejohen të kalojnë me radhë në rrugën […]
Që nga fillimi i këtij viti, Kosova ka importuar gjithsej 338.5 milionë litra karburante, ku një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur nga vendet e ndryshme të botës. Nga këto, 130.6 milionë litra karburante janë blerë nga Arabia Saudite, duke e bërë këtë vend furnizuesin më të madh të Kosovës për karburante. Sipas të […]

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga të rritura dhe oferta që përfshijnë çdo sektor – nga teknologjia te ndërtimi, nga turizmi te shërbimet – sipërmarrjet shqiptare po thërrasin me zë të lartë: “Puna është gati. A jeni […]
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se numri nga i cili Kuvendi i Kosovës mori kërcënim për bombë ditën e djeshme është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike serbe “MTS”, transmeton Anadolu. Sveçla nëpërmjet rrjeteve sociale tha se shfrytëzuesi i këtij numri ka qenë ose është […]
Gjatë orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 9 vatra zjarri dhe sipas autoriteteve disa prej tyre janë ende aktive, transmeton Anadolu. Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri. Sipas ministrisë, vatrat aktive të zjarrit janë qarqet Tiranë, Vlorë, Elbasan […]
Delegacioni Përfaqësues i Turqisë që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR-i Turk), sivjet shënon 26-vjetorin që kur është vendosur në Kosovë dhe që atëherë ka qenë në shërbim dhe afër qytetarëve me ndihma të ndryshme, raporton Anadolu. KFOR-i Turk me disa qindra trupa pjesëmarrëse në Kosovë, përfshirë edhe rezervistët dhe […]