[There are no radio stations in the database]

Probleme shpirtërore & shoqërore

Page: 51

Nëna e një djaloshi ishte në gjendje kritike dhe shtrihej në spital. Një ditë nga ditët mjekët e lajmëruan djaloshin se gjendja e nënës së tij është shumë e keqe dhe nuk shpresohet për të shërim dhe në çdo moment mundet të ndërrojë jetë. Djaloshi doli nga dhoma e nënës së tij, ishte i mërzitur […]

Shejh Muhamed el Gazali, Allahu e mëshiroftë!, thotë: I thashë njërit të dhënë pas alkoolit: “A nuk i pendohesh Allahut?” Më shikoi i mërzitur, sytë iu mbushën me lot dhe më tha: “Lute Allahun për mua.” E meditova gjendjen e këtij njeriu dhe zemra mu zbutë. Të qarit e tij e jep një sinjal se […]

Një i ri kalon përreth një të varfrit lypës dhe ndalet pranë tij t’i jep diçka nga të hollat, mirëpo kur e futi dorën nëpër xhepa, e vërejti se e ka harruar kuletën në shtëpi. U turpërua nga kjo situatë dhe i kërkoi falje të varfrit duke i thënë: – Kërkoj falje, o prindi im! […]

Rrëfehet për njërin se kishte shkuar mysafir te një shok i tij koprrac. Kur mbërriti mysafiri, koprraci e thirri të birin dhe i tha: – O biri im, kemi mysafir të ndershëm që e dua shumë. Shko dhe blej për ne gjysmë kilogrami mish ndër më të mirin në treg. I biri shkoi dhe pas […]

Një grua dëgjoi se Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai!, i mallkoi ato gra që e ndryshojnë natyrshmërinë e tyre të krijimit, si shkuljen e vetullave, ndarjen mes dhëmbëve për zbukurim etj. Gruaja u nis drejt tij ta pyesë për këtë çështje dhe Ibën Mesudi iu përgjigj: – E pse unë të […]

Ngjarjen në vijim na e rrëfen familja e një plake, e cila në atë kohë i kishte arritur të tetëdhjetat dhe jetonte në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Plaka një ditë nga ditët ulet me disa gra, mirëpo e vërejti se ato kohën po e kalojnë në muhabete e thashetheme, në përgojim e bartje të […]

Një vajzë martohet për një djalë të devotshëm që quhej Ismail. Ai njihej si dijetar i madh, kishte marrë mësime nga imam Maliku, Allahu e mëshiroftë!, dhe nga fryti i kësaj martese të bekuar, u lind një djalë të cilin do ta emërtojnë me emrin Muhamed. Pas një kohe të shkurtër, Ismaili ndërron jetë dhe […]

Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajttë!, thotë: Nga njerëzit ka aso lloji që vjen dhe thotë: “Ndjehem tepër i lodhur!” Kur e pyet se ku qëndron problemi, ai të përgjigjet: “Nuk e di, më është ngushtuar shpirti!” E pyet se cila është arsyeja, por të përgjigjet: “Nuk e di, prekem shumë shpejt. Shpirti më […]

Suhejl ibën Amru, Allahu e mëshiroftë!, së bashku me gruan e tij ishin në udhëtim. Gjatë rrugës u ballafaquan me disa plaçkitës, të cilët ua morën të gjitha të hollat dhe ushqimin që e kishin me vete. Pas vjedhjes plaçkitësit ulen të hanë nga ushqimi që e vodhën, kurse Suhejlit ia tërhoqi vëmendjen udhëheqësi i […]

Para disa viteve, imami i një nga xhamive të qytetit u transferua në qytetin e Londrës dhe në javët e para të shpërnguljes së tij, udhëtonte me autobus nga shtëpia e vet e deri në qytetin tjetër. Një ditë, pasi që hipi në autobus dhe e pagoi çmimin e biletës, u ul dhe e vërejti […]


[There are no radio stations in the database]