[There are no radio stations in the database]

Mirësjellja – Edukata fetare

Page: 2

Allahu thotë: “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Rad: 28) Ky lajmërim vjen prej Allahut për besimtarët se zemrat e tyre qetësohen me përmendjen e Allahut. “Kjo nënkupton që prej zemrës largohet mërzia e telashet dhe i vijnë gëzimi dhe kënaqësia. Nuk […]

Dhikri është zemra e nënshtrimeve dhe thelbi i ibadeteve. Po ashtu është themeli i shumë detyrimeve dhe riteve të dukshme. Në raport me ibadetin, dhikri vjen para ibadetit si përgatitje për ta filluar atë, vjen bashkë me ibadetin si pjesë e veprave dhe shtyllave të tij dhe vjen pas kryerjes së ibadetit si përfundim i […]

Përkujtuesit e Allahut jo vetëm që i paraprijnë njerëzit, po ata, madje, arrijnë të jenë në gradën e lavdërimit dhe krenimit para melekëve. Përkujtuesit e Allahut nga besimtarët janë në gradë të lartë, saqë Allahu me ta krenohet para melekëve. Ibën el-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Mjafton si nder për dhikrin që Allahu me përkujtuesit […]

Dhikri është më i madhi dhe shpërblimin e ka të madh, kurse ata që e përmendin Allahun do të paraprijnë në Ditën e Kiametit. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell për Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të ketë thënë: “Ua tejkaluan ‘el-Muferidun’.” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, […]

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Për çdo obligim që Allahu ua obligoi robërve të Vet, caktoi kufij që njihen, pastaj i arsyetoi disa robër të Tij që janë për t’u arsyetuar, përveç në rastin e dhikrit, ku për të Allahu nuk caktoi kufij që duhet ndalur në ta dhe nuk e […]

Gjëja më e rëndësishme që shpirtin e gjallëron dhe e lumturon është përmendja e Krijuesit të tij. Përmendja e Allahut për shpirtin është shkallë, që nëpërmjet tij shpirti ngjitet, stoli, që me të shpirti stoliset dhe ushqim, që me të shpirti forcohet. Allahu thotë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe […]

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin, biri i Abdullahut dhe rob […]

O ju njerëz, frikohuni Allahut dhe kini kujdes prej depërtimit të kamatës në tregtitë e juaja dhe prej përzierjes së pasurisë së juaj me të. Ngrënia e kamatës dhe përdorimi i saj është prej mëkateve më të mëdha dhe Allahu ngrënësit dhe atij që punon me të iu kërcënua me zjarr të Xhehenemit dhe me […]

Njeriu përgjatë jetës së tij kalon nëpër stacione të ndryshme, ku disa nga to ndërtojnë e disa nga to shkatërrojnë, disa nga to janë shkak për lumturi e disa nga to janë rrugë për mërzi, disa nga to për nga kohëzgjatja janë të shkurtra sikurse të jenë disa orë e disa nga to të gjata […]

Allahu u dha besimtarëve dhuratë të madhe kur ua sqaroi rrugën që i çon tek Ai. Rruga u sqarua qartë e saktë, pa asnjë dyshim e ngatërrim. Allahu thotë: “Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i […]


[There are no radio stations in the database]