Mirësjellja – Edukata fetare
Muaji Ramazan është muaj i mirësive, i bekimeve, i mëshirës, i faljes së gjynaheve dhe i çlirimit të vetes nga zjarri i Xhehenemit. Profeti ﷺ[1] thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe llogarit në shpërblimin e Allahut, atij i falen gjynahet e mëhershme. Kush ngrihet natën e Kadrit, me besim dhe llogarit në shpërblimin e […]
Allahu, azze ue xhel, i bëri njerëzit që të dallohen prej njëri-tjetrit në natyrë, mendime, synime, ideologji, karakter, dëshira, e kështu me radhë, dhe pa dyshim se kur dallohet prej njëri-tjetrit atëherë vjen deri në mospajtim mes tyre. Ky mospajtim mund të themi se është në kornizën e të pranuarës deri atëherë kur nuk bie […]
Përshkrimi i parë: Ka mësues të cilët e përbuzën këtë profesion fisnik në momentin që e përdorën si mjet për t’u pasuruar dhe për përfitime materiale. Këta mësues punën si mësimdhënës e shohin vetëm nga ky këndvështrim i ngushtë. Ushtrimi i detyrës së mësuesit është më i lartë se të jetë thjesht detyrë zyrtare ose […]
Shami do të jetë kështjellë e fortifikuar përgjatë ditëve kur të përhapen fitnet dhe luftërat Pejgamberi ﷺ tha: “Vërtet në momentin kur të ndodhin fitnet imani do të jetë në Sham.”[1] Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Do të ketë hixhret (emigrim) pas […]
Qëndrueshmëria dhe përforcimi i Islamit do të jetë në Sham Halid ibn Madani (Allahu e mëshiroftë!) përcjell se sahabët e kishin pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, na trego për veten?” Pejgamberi ﷺ tha: “Jam lutja e babait tim, Ibrahimit, dhe përgëzimi i Isait. Nëna ime, kur ishte shtatzënë në mua, pa në […]
Allahu me mëshirën e Tij dallon kë të dojë prej robërve të Vet dhe me mirësinë e Tij veçon cilindo nga krijesat e Veta. U jep epërsi disa vendeve, disa tokave dhe disa kohëve karshi të tjerave. Vërtet urtësia e Allahut është e përsosur. Imam Kurtubiu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Allahu vepron, veçon dhe dallon […]
Allahu, azze ue xhel, na njoftoi se Kur’anin e zbriti për të përsiatur dhe për të vepruar me të: “Vallë, a nuk përsiatin ata për Kur’anin apo i kanë zemrat të kyçura?!”. (Muhamed: 24) Prandaj, duke iu bazuar këtij ajeti kur’anor në vazhdim me lejen e Allahut do të përsiasim një ajet prej ajeteve të Kur’anit me qëllim që […]
Muaji Shaban është muaji i tetë me radhë nga muajt hixhri dhe është në mes të muajit Rexheb dhe Ramazan. Është quajtur me këtë emër, sepse në këtë muaj arabët shpërndaheshin për të kërkuar ujë. Sipas të tjerëve e ka marrë këtë emër shkaku i shpërndarjes së fiseve nëpër shpella. Sipas disa të tjerëve e […]
Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102); “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr: 99) Prej ajeteve kuptojmë se Allahu i porosit robërit e Tij që të stolisen me petkun e devotshmërisë, të jetojnë si muslimanë dhe të vdesin vetëm si […]
O ju musliman, udhëzimi është dhuratë e Allahut, dhe me të e begaton atë që donë nga robërit e Tij. Allahu na urdhëroi që ta ruajmë këtë begati nga çdo gjë që ia humb shkëlqimin dhe ia dëmton vlerën, mirëpo ka nga njerëzit, të cilët e shitën fenë e tyre lirë, duke mos qenë të […]