Dija & Daveti
Page: 48
Adeti ose tradita është një gjë që përcillet gjeneratë pas gjenerate. Adetet ndahen në të mira, siç janë: burrëria, bujaria, besimi etj., dhe në adete të këqija, siç janë: idhujtaria, besëtytnitë, alkooli, tradhtia etj. Adhurimi (ibadeti) medoemos duhet të ketë argument fetar, prej shpalljes. Pra, duhet të ketë bazë në fe. Ne shpesh hasim në […]
Një djaloshit i vdiq prindi dhe askush nuk i erdhi në përcjelljen e xhenazes së tij. I biri e mori xhenazen dhe e dërgoi i vetëm në shkretëtirë për ta varrosur. Një bari i shkretëtirës që kujdesej për disa dhen, e vërejti djaloshin, iu afrua dhe i tha: -Ku janë njerëzit? Pse e varrosë prindin […]
Ai është dhëndri i Pejgamberit ﷺ, gruaja e të cilit ishte Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Islamin e pranoi shumë herët. Pejgamberit ﷺ i zbriti shpallja ditën e hënë, kurse Aliu e pranoi Islamin ditën e martë. Kur e pranoi Islamin ishte në moshën 10-vjeçare. Shiko çfarë pjekurie kishte: në moshën dhjetëvjeçare ishte […]
Othmani e pranoi Islamin shumë herët. Meqë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte njeri shumë i afërt në mesin e popullit të vet, personat, të cilëve u besonte, filloi t’i thërrasë në Islam, kështu që përmes tij hynë në Islam Zubejri, Talhai, Othmani etj. Pejgamberi ﷺ të bijën e vet, Rukajën, e […]
Muaji Shaban është muaji i tetë me radhë nga muajt hixhri dhe është në mes të muajit Rexheb dhe Ramazan. Është quajtur me këtë emër, sepse në këtë muaj arabët shpërndaheshin për të kërkuar ujë. Sipas të tjerëve e ka marrë këtë emër shkaku i shpërndarjes së fiseve nëpër shpella. Sipas disa të tjerëve e […]
Sahabiu i njohur, Amër ibn Asi, njëherë e pyeti Pejgamberinﷺ : “Kush është personi më i dashur te ti?” – Aishja, – i tha Pejgamberi ﷺ . – Po prej burrave? – prapë e pyeti Amri. – Babai i saj, (pra, Ebu Bekri) – i tha Pejgamberi ﷺ . – Pastaj kush? – e pyeti […]
Njeriu medoemos duhet të ketë një model ose një shëmbëlltyrë që e pason ose pas të cilit i qet hapat, qoftë për të mirë, qoftë për të keq. Pastaj, ky model mund të jetë për çështjet e dynjasë ose për çështjet e ahiretit. Për ne është shumë e rëndësishme që personi të cilin e marrim […]
Mësimet e Kuranit ndahen në tri pjesë: Teuhid ose njësimi i Allahut, Tregime, dhe Kur jemi te tregimet, do të shohim dialogun që e bënë pejgamberët e Allahut me jobesimtarët. Kur jemi tek ajetet e teuhidit, do të shohim se flasin për madhështinë e Allahut, për cilësitë e larta dhe emrat e bukur të Allahut, […]
Njeriu ka nevojë për dy lloje ushqimesh: ushqim për trupin dhe ushqim për shpirtin. Sikundërqë vdes trupi pa ushqim, vdes edhe shpirti pa ushqimin e duhur. Allahu i Madhëruar thotë: ﴿۞يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ١٥﴾ “O njerëz! Ju jeni të varfër tek Allahu (nevojtarë për çdo gjë). E, Allahu është […]
Abdullah ibn Mesudi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”[1] Po, vëllezër, Xheneti është afër nesh, e edhe Xhehenemi. Njerëzit ose do të hyjnë te njëri ose te tjetri. Madje, në secilin prej tyre është lehtë të hyhet dhe i lehtë të […]