BURRI IM I DASHUR KUPTOJE MIRË GRUAN !

Gruaja kur flet, dije se nuk e ka për qëllim atë që e thotë!

Kjo do të thotë se kur ajo thotë: Ti me mua nuk flet fare! Ajo për qëllim e ka: Më ka marrë malli të flas me ty!

Nëse thotë: Ti mua nuk më dëgjon, e ka për qëllim: Ti mua më dëgjon, mirëpo, atë që e dua është përkrahja shpirtërore dhe pjesëmarrja, pra, mua më dëgjo dhe me mua fol!!

Kur thotë: Ti nuk më do si më herët.. për qëllimi e ka, më bëj të ndjehem se më do më tepër!

E kështu me radhë.. burri im i dashur!

Gruaja nuk e ka për qëllim atë që e thotë me fjalë, po hulumtoje kuptimin e asaj që qëndron pas asaj që ajo e flet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU