
BIK njofton se dita e parë e Kurban-Bajramit është më 6 qershor 2025
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, ndërsa që namazi i Kurban Bajramit do të falet në ora 5:35.
“Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, Kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Kurban-Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke iu lutur Zotit që t’i pranojë lutjet dhe adhurimet tona”, thuhet nga BIK.