RTV PENDIMI

Lajme

Bie shkalla e papunësisë në Eurozonë

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në 7.4 për qind në shtator, njoftoi sot Zyra statistikore e Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra e shtatorit ishte në rënie nga 7.5 për qind një muaj më parë dhe nga 8.6 për qind në shtator 2020, thuhet në deklaratën e Eurostat.

Numri i personave të papunë ra me 255 mijë në bazë mujore në shtator, thuhet më tej.

Në BE, shkalla e papunësisë ra në 6.7 për qind nga 6.9 për qind në gusht dhe 7.7 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Eurozona apo zona e euros, ose ZE19, përfaqëson shtetet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

“Krahasuar me gushtin, numri i personave të papunë u ul me 306 mijë në BE27”, thuhet në deklaratë.

Shkalla e papunësisë së të rinjve ishte 15.9 për qind në BE dhe 16 për qind në Eurozonë në shtator, nga 16.1 për qind, përkatësisht 16.3 për qind një muaj më parë.

Rreth 2.8 milionë të rinj nën 25-vjeç ishin të papunë në BE, përfshirë 2.3 milionë në Eurozonë.

Shkalla e papunësisë ishte 7.7 për qind tek gratë dhe 7.1 për qind tek burrat muajin e kaluar në zonën e euros.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e