“Bereqeti” në Drenas ndihmon familjet me jorganë, jastëk dhe batanije

“Bereqeti” në Drenas ndihmon familjet me jorganë, jastëk dhe batanije

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Drenas, ka dhuruar zhvilluar aksion humanitarë gjatë tri ditëve të fundit duke dhuruar 670 jorganë, 670 jastëk si dhe 30 batanije për familjet në nevojë që jetojnë me asistencë sociale.


Donacioni i kompanisë “Tonitex” së bashku me donatorë të tjerë kanë arritur që përmes “Bereqetit” në Drenas të ndihmojnë këto familje në stinën e dimrit me gjësende për ngrohje. Aksioni që filloi gjatë vikendit ka përfunduar sot, ku aktivistë e “Bereqetit” u kanë dërguar në shtëpi donacionet familjeve në nevojë.
Ky aksion që kishte filluar të shtunën, e që pritet të përfundojë sot ka pasur synim që t’iu dalë në ndihmë familjeve me asistencë sociale në Komunën e Drenasit, duke filluar nga fshatrat Qikatovë e Vjetër, Nekoc, Poklek, si dhe fshatra të tjera përreth kësaj komune.
Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka qenë mjaftë aktive gjatë stinës së dimrit, që t’ua lehtësojë situatën e vështirësuar shumë familjeve në nevojë, në veçanti gjatë stinës së ftohtë dhe situatës pandemike.