
Mediat izraelite: Armëpushimi në Gaza do të hyjë në fuqi pas përfundimit të tërheqjes së pjesshme
Armëpushimi do të hyjë zyrtarisht në fuqi pasi ushtria izraelite të përfundojë tërheqjen e saj të pjesshme nga Rripi i Gazës në orën 12:00 sipas orës lokale, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite ka ndarë pamje të tërheqjes së pjesshme të trupave të saj nga territoret e pushtuara në Gaza.
Në lajmin e publikuar në gazetën “Yedioth Ahronoth” thuhet se tërheqja e pjesshme e trupave izraelite nga e ashtuquajtura “vija e verdhë” pritet të përfundojë në orën 12:00 sipas orës lokale.
Armëpushimi në Gaza do të hyjë zyrtarisht në fuqi pasi të përfundojë tërheqja e pjesshme, bëhet e ditur në lajmin ku theksohet se pengjet izraelite pritet të lirohen të hënën, më 13 tetor.
Në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit parashikohet që pengjet izraelite në Gaza të lirohen brenda 72 orëve pasi të përfundojë tërheqja e pjesshme.
Pasi kabineti izraelit i sigurisë miratoi mbrëmë marrëveshjen mbi armëpushimin, ushtria izraelite filloi tërheqjen e saj të pjesshme nga disa prej territoreve të pushtuara në Rripin e Gazës.