MOS U DËSHPËRO NGA SJELLJET E NJERËZVE

U ankua një person tek dijetari dhe i tha:

Dijetar i nderuar! Pse nga ata që ju kam bërë mirë nuk gjej përveç tradhtisë dhe mashtrimit!?

Dijetari heshti!

Pyetësi:  Pse nga ata që i doja dhe isha i sinqertë me ta nuk gjej përveç ftohtësisë!?

Dijetari heshti!

Pyetësi: Pse njerëzit nuk kanë mendim të mirë për mua?!

Dijetari heshti!

Pyetësi: Pse më gënjejnë ata që ju besoj, sillen ashpër me mua ata që jam i butë me ta dhe më braktisin ata që i përqafoj?!

Dijetari heshti!

Pyetësi: Pse duart e mia janë të shtrira për të mirë, kurse duart e njerëzve për mua janë të shtrira për të keqe?! Filloi të qaj!

Tani dijetari u ngrit dhe i tha:

Vëllai im! Allahu nganjëherë t’i dërgon disa njerëz si sprovë që ta kuptosh bamirësinë, dashurinë, sinqeritetin dhe mirësinë. Mos prit nga njerëzit falënderim dhe shpërblim. Ti vetëm mundohu të jesh ai që e do Allahu dhe të presësh nga Allahu shpërblim. Ndoshta tek Allahu je në gradën e bamirësve, që Allahu në Kuran e cek se i do bamirësit, kurse këtë gradë nuk e arrijnë përveç zemërpastërve dhe durimtarëve!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU