Awet Tesfaiesus, gruaja e parë afrikane me ngjyrë në parlamentin gjerman

Awet Tesfaiesus, gruaja e parë afrikane me ngjyrë në parlamentin gjerman

Avokatja eritreiane Awet Tesfaiesus bëri histori pasi u zgjodh si gruaja e parë afrikane me ngjyrë që iu bashkua parlamentit të Gjermanisë, Bundestagut, thanë mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tesfaiesus, 47 vjeçe, u kandidua nga Partia e Gjelbër në zonën zgjedhore Hersfeld-Rotenburg, sipas faqes së lajmeve në gjuhën gjermane RND.

Thuhet se megjithëse Tesfaiesus nuk fitoi mandat të drejtpërdrejtë, ajo u zgjodh për në shtëpinë legjislative përmes listës së partisë, ku ajo kishte numrin nëntë.

Tesfaiesus dhe familja e saj u larguan nga Eritrea në Gjermani kur ajo ishte fëmijë. Ajo studioi drejtësi në Universitetin e Frankfurtit, ku u diplomua në vitin 2006, dhe filloi të praktikonte, shpesh duke ndihmuar njerëzit e paprivilegjuar, veçanërisht emigrantët.

Ajo u motivua për të hyrë në politikë pas sulmit racist në Hanau në shkurt të vitit 2020, ku nëntë persona me prejardhje migrantësh, përfshirë katër me origjinë turke, u vranë nga ekstremistët e djathtë që sulmuan dy kafene.