[There are no radio stations in the database]

Author: Kushtrim Guraj

Page: 17

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, atë e ka pritur Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të marrë pjesë në Garat Kuranore Ndërkombëtare që po mbahen në […]

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) u realizua sot fluturimi i parë certifikues, në një ceremoni me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë, raporton Anadolu. Sipas autoriteteve shqiptare, pas testeve disamujore ky aeroport do të hapë dyert për udhëtarët dhe turistët. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh gjatë ceremonisë se e ardhmja është absolutisht shumë […]

Türkiye do të marrë përsëri komandën e Forcës Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR) në kuadër të NATO-s duke filluar nga tetori 2025 për një periudhë njëvjeçare, raporton Anadolu. Lajmin e bëri të ditur Kundëradmirali Zeki Aktürk, Këshilltar për Shtypin dhe Marrëdhëniet me Publikun i Ministrisë së Mbrojtjes të Türkiyes, në një konferencë për mediat, duke theksuar […]

Plastika ndodhet kudo. Shumë produkte që përdorim në jetën e përditshme, si dërrasat e prerjes, rrobat dhe sfungjerët e pastrimit, mund të ekspozojnë njerëzit ndaj grimcave të vogla plastike me përmasa mikrometrike, të quajtura mikroplastikë. Tani, edhe çamçakëzi mund të shtohet në këtë listë. Në një studim pilot, studiuesit zbuluan se përtypja e çamçakëzit mund […]

Parlamenti Evropian ka miratuar zyrtarisht një rezolutë për Kosovën, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) dhe duke bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke. Rezoluta thekson se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për heqjen e këtyre masave. Ajo […]

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se ka gjetur një sasi të armatimit në Mitrovicë të Veriut, transmeton Anadolu. Prokuroria në një njoftim për media tha se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës, ka realizuar kontroll në tri lokacione dhe në njërin prej tyre janë gjetur sasi armatimi, […]

Në opinion çdo ditë e më shumë paraqiten komente dhe reagime të shumta që kërkojnë mu nga Myftinia e Shkupit prononcim të qartë për çështjen e njeriut kontravers që paraqitet me nofkën Tim Shkupi e që me uzurpim të titujve dhe simboleve fetare ofendon rëndë ndjenjat fetare të shqiptarëve kudo në botë. Nevojën për qartësim […]

Zhurma në zemër mund të jetë një problem jo i dëmshëm ndonjëherë, por në shumë raste tregon një problem serioz me këtë organ të rëndësishëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të dalloni simptomat paralajmëruese të zhurmës në zemër. Çfarë është zhurma në zemër? Zhurma në zemër nuk dallohet me dëgjim […]

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërkohë me realizimin e projektit të fundit ka shpërndarë fidanë ulliri dhe plehra kimikë për familjet e fëmijëve jetimë që jetojnë në Librazhd dhe Berat, raporton Anadolu. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e ndarjes së ndihmave në Librazhd, ambasadori […]

Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalamit, transmeton Anadolu. Siç njofton Zyra e Presidentes së Kosovës, marrëveshja u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe Sulltani i Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit […]


[There are no radio stations in the database]