Aroma e ramaznit adnan shemisidini

Aroma e Ramazanit ( Poezi )

O ju njerëz a jeni zgjuar?
Na ka ardhur muaji i bekuar
Na ka ardhur muaji i Kuranit
Muaji shenjtë i Ramazanit
Zgjohu në syfyr me bismilah
Bëj nijet për Allah
Dita mirë ka për të të shkuar
Ramazanin duke agjëruar
Ki durim tridhjetë ditë
Ramazani vjen një herë në vit
Merr abdes fale sabahun
Dërgoja në vend fjalën Allahut
Është e thjeshtë, nuk është vështirë
Sa të mundim të bëjm mirë
Ky muaj na sjell pranverën
Njeri tjetrit t’ja hapim derën
Prite iftarin me gëzim
Bën dua edhe urim
Ky muaj ka hijeshi
Në shtëpi edhe xhami
O Allahu i lartësuar
Me prit këtë muaj na e ke mundësuar
Vetem ty të adhurojmë
Dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë

Autor : Adnan Shemsidini