Arabia Saudite hapi të gjitha kufijtë detarë, tokësorë dhe ajrorë të cilët u mbyllën më 20 dhjetor 2020 për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA), kufijtë e vendit, të cilët u mbyllën përkohësisht si pjesë e masave kundër COVID-19, u rihapën sot.
Ata që duan të vijnë në Arabinë Saudite nga Britania e Madhe dhe Republika e Afrikës së Jugut dhe nuk posedojnë shtetësi saudite, do të duhet të kalojnë të paktën 14 ditë në një vend ku varianti i ri i virusi ende nuk është shfaqur.
Shtetasit sauditë, të cilëve iu lejua të hyjnë në këto vende për arsye humanitare ose arsye të tjera të detyrueshme, do t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në shtëpitë e tyre dhe do t’ju kërkohet të bëjnë një test PCR në ditën e gjashtë të mbërritjes së tyre.