e24eeeab6f0ae6801b76d6ce1e1bc4be

Aksionet e Tesla u rritën në vitin 2020 për…

Prodhuesi i famshëm i makinave elektrike, Tesla Inc., mund të vazhdojë këtë vit me rritjen e pabesueshme që përjetoi, për të, vitin e artë 2020.

Aksionet e Tesla-s kanë kapërcyer 90% rritje vetëm në tre muajt e fundit, kurse gjatë gjithë vitit të kaluar, aksionet e Tesla-s janë rritur rreth 700% .

Pas katër tremujorëve të njëpasnjëshëm të fitimeve, kompania arriti sukses të madh në dhjetor të vitit të kaluar duke arritur në listën e indeksit të aksioneve S & P500.

Një nga faktorët më të rëndësishëm pozitivë është zgjerimi i madh i tregut kinez ku kërkesa për makina elektrike parashikohet të rritet me 40% në vitin 2021.

Qeveria kineze kohët e fundit prezantoi ligje të reja që ofrojnë mbështetje për blerësit e makinave elektrike, të cilat duhet të stimulojnë rritjen e kërkesës.

Tesla njoftoi në janar se do të hynte gjithashtu në tregun indian ku do të krijonte një degë për të shitur automjetet e saj.