Afrin, 10-vjeçarja siriane ua mëson shkrim-leximin bashkëmoshatarëve të saj

Afrin, 10-vjeçarja siriane ua mëson shkrim-leximin bashkëmoshatarëve të saj

10-vjeçarja Meryem Ahmed, e cila humbi babanë e saj në sulmin e forcave të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, u mëson shkrim-lexim bashkëmoshatarëve në çadrën e saj, të cilën e ktheu në klasë në Afrin, ku ajo emigroi për shkak të luftës.

Meryem humbi babanë e saj në një sulm ajror nga regjimi i Asadit në një shkollë në qytetin Kefer Battik, në jug të Idlibit në vitin 2017.

Duke luftuar për të mbijetuar me nënën e saj, Meryem migroi në qendrën e qarkut Afrin me të afërmit e saj në vitin 2019.

Ajo vazhdoi jetën e saj në Kampin e Mëshirës, ​​të krijuar për ata që u strehuan në rreth. Meryem e ktheu çadrën ku jetonte në një klasë, pasi nuk kishte shkollë apo mësues.

Meryem ua transferon bashkëmoshatarëve atë që mësoi nga shkolla e saj në Idlib.

Në kampin në fjalë, ku në Afrin janë 45 tenda nuk ka shkolla as mësues.

Meryem, e cila u mëson shkrimin dhe leximin rreth 20 nxënësve të moshës së saj, dëshiron që në kamp të ketë shkollë dhe mësues sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke kaluar një kohë të vështirë pa baba, Meryem ëndërron të bëhet mësuese kur të rritet.

“Miqve të mi ua jap gëzimin e shkollës”

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Meryem tha se këtë hap e ka marrë me mbështetjen e familjes së saj.

“Babai im (në vitin 2017) po vinte të më merrte nga shkolla me motoçikletë. Avionët bombarduan shkollën, në atë kohë babai humbi jetën. Shkolla ime u zhduk plotësisht para syve të mi. Nuk mund ta harroj kurrë atë ditë. Këtu këtë tendë e ktheva në shkollë dhe i mbështes miqtë e mi”, tha Meryem.

Ajo thotë se ishte larguar nga shkolla për shkak të sulmit të regjimit. “Unë nuk dua që ata të qëndrojnë larg shkollave të tyre si unë. Avionët goditën shkollën time në Idlib. Shumë nga miqtë e mi vdiqën atje”, u shpreh Meryem.

Meryem thekson se fëmijëve që ajo ua mëson shkrim-leximin nuk kanë shkuar më parë në shkollë në kamp. “Unë ua mundësoj miqve të mi të ndiejnë gëzimin e shkollës në këtë tendë. Thashë me vete: ‘Unë do t’u mësoj miqve të mi gjithçka që di’. Për momentin, u mësoj matematikë, shkrim-lexim dhe Kuran rreth 20 miqve të mi. Kur të rritem, dua të jem mësuese dhe të edukoj studentë”, tha 10-vjeçarja Meryem.

“Mësuesja Meryem po na mbështet”

11-vjeçari Muhammed Aslan, i cili u strehua në Afrin tha se forcat e regjimit shënjestruan shkollën e tij në Idlib.

“Ne u vendosëm në Afrin me familjen time. Nuk ka shkollë në këtë kamp. Unë ngeca prapa në mësime. Më pas mësova se në çadër ishte një mësues që mësonte. Ndërsa prisja dikë më të vjetër, unë u befasova kur pashë se mësuesja ishte në moshën time. Mësuesja Meryem na mbështet neve”, tha Aslan.

Duke thënë se ata mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë në çadër, Aslan tha: “Në klasën tonë nuk ka tavolinë, nuk kemi mjete shkollore. Unë dua të bëhem mjek kur të rritem”.