[There are no radio stations in the database]

Erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Ferizaj, zjarrfikësit intervenuan në disa lokacione –

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë dje komunën e Ferizajt kanë shkaktuar dëme materiale në objekte të ndryshme, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë përballur me intervenime të shumta.

Përmes një njoftimi në Facebook, Zjarrfikësit e Ferizajt kanë bërë të ditur se gjatë ditës kanë intervenuar në disa lokacione, për të eliminuar rreziqet e shkaktuara nga moti i lig.

Sipas tyre, ekipet kanë larguar llamarina të varura që rrezikonin qytetarët, si dhe drunj që kishin bllokuar rrugët, krahas intervenimeve të tjera.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale edhe në objekte të ndryshme të komunës.

Zjarrfikësit kanë theksuar se kanë qenë vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, duke ndërhyrë për të parandaluar rreziqet dhe për të liruar hapësirat e bllokuara.


[There are no radio stations in the database]