
RUAJTJA E GJUHËS SHQIPE NË FAMILJET SHQIPTARE NË DIASPORË
Elfete Çitaku – Sinanaj
Për fëmijën shqiptar në diasporë, dygjuhësia është pasuri, ndërsa ruajtjae shqipes kërkon përdorim të përditshëm dhe përkushtim familjar. Nukmjafton që ai ta kuptojë gjuhën amtare; duhet të ketë mundësi ta flasë, ta lexojë dhe të shprehet lirshëm në të. Përmes bisedave, lojërave, libravedhe lidhjeve me gjyshërit, prindërit mund ta mbajnë shqipen të gjallë, me durim, ngrohtësi dhe pa presion.
Fëmija shqiptar në diasporë
Jeta në diasporë zakonisht e vendos familjen shqiptare përballë njërealiteti të ri gjuhësor: fëmija që rritet jashtë vendit të origjinës nukjeton vetëm me një gjuhë. Pra, ai e dëgjon dhe e përdor gjuhën e familjes në shtëpi, ndërsa jashtë saj përballet me gjuhën e shkollës, tëshoqërisë, të institucioneve dhe të jetës së përditshme.
Kështu krijohet një realitet dygjuhësh, në të cilin të dyja gjuhët mund tëkenë funksione të ndryshme. Gjuha e vendit pritës dalëngadalë nis tëbëhet gjuha kryesore e komunikimit, si në publik, ashtu edhe në shkollëe më pas në shoqëri dhe, pak nga pak, edhe në jetën e përditshme. Pastajajo nis të hyjë edhe në familje, fillimisht përmes ndonjë fjale, pastajpërmes fjalive të tëra, derisa gjuha amtare, pa u vënë re, fillon të tërhiqetnë një hapësirë gjithnjë e më të ngushtë: në bisedat me prindërit, me gjyshërit dhe në disa momente të jetës familjare.
Dhe këtu lind brenga: çfarë ndodh me gjuhën shqipe kur fëmija përdorçdo ditë një gjuhë tjetër, ndërsa gjuhën e nënës e dëgjon gjithnjë e mëshumë sesa e flet?
Ndoshta humbja e një gjuhe nuk fillon atëherë kur fëmija nuk e kuptonmë. Ndoshta fillon shumë më herët: kur ai ka diçka për të thënë, porzgjedh ta thotë në një gjuhë tjetër; kur e kupton nënën në shqip, por ipërgjigjet në gjuhën e vendit ku jeton; kur fjalët shqipe i di, por nuk ipërdor më në bisedën e përditshme. Personalisht, njoh disa raste kurnënat dhe gjyshet nuk flasin gjermanisht, megjithëse nipërit dhe mbesatu flasin gjermanisht; dhe, çuditërisht, kuptohen mes vete!
Kjo patjetër që duhet të na brengosë, sepse një gjuhë nuk humbetgjithmonë me zhurmë. Ndonjëherë ajo largohet ngadalë, fjalë pas fjale, brez pas brezi, derisa një ditë kuptojmë se fëmija ende e kupton gjuhëne nënës, por nuk ka më nevojë ta flasë.
Dygjuhësia, pra, mund të jetë pasuri e madhe. Mirëpo, brenga fillonatëherë kur dy gjuhë që dikur bashkëjetonin fillojnë të mos kenë më tënjëjtën peshë dhe kështu njëra prej tyre nis të mbetet vetëm si kujtim ishtëpisë.
Situata, me siguri, nuk është e njëjtë për të gjitha familjet shqiptare nëdiasporë, sepse dygjuhësia mund të zhvillohet në forma të ndryshme, nëvarësi të mjedisit familjar, moshës së fëmijës, kohës së kaluar në secilëngjuhë dhe mundësive që fëmija ka për ta përdorur shqipen. Në këtëkontekst, edhe si nënë, këshilloj që të ruhet një parim: me fëmijët, vetëm shqip!
Dygjuhësia si realitet, por edhe si brengë
Dygjuhësia, në vetvete, nuk është problem. Përkundrazi, të rritesh me dy gjuhë është një pasuri e madhe për një fëmijë. Të dish gjuhën e vendit ku jeton dhe, njëkohësisht, gjuhën e familjes, do të thotë të kesh mundësi të komunikosh në dy hapësira dhe të jetosh natyrshëm në tëdyja. Fundja, megjithëse në një realitet tjetër social e politik, prindëritdhe gjyshërit tanë, paraardhësit tanë në përgjithësi, tradicionalisht janërritur në një frymë dygjuhësie: në Mesjetë, krahas shqipes, me latinishten dhe osmanishten; më vonë, me turqishten dhe serbishten. Edhe sot, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës rriten me maqedonishten dhe serbishten.
Megjithatë, parimisht, fëmija shqiptar në diasporë duhet ta mësojëgjuhën e vendit ku jeton, në mënyrë që të integrohet. Ai duhet të shkojënë shkollë, të shoqërohet, të integrohet dhe të ndërtojë jetën e tij aty kurritet. Kjo nuk vihet në dyshim. Përkundrazi, do të ishte e padrejtë ndajtij t’i kërkohej të jetonte i shkëputur nga shoqëria në të cilën bën pjesë.
Mirëpo, brenga nis diku tjetër. Brenga nis atëherë kur gjuha e vendit kujeton fëmija fillon të zërë vend edhe aty ku dikur flitej vetëm shqip. Kur fëmija kthehet nga shkolla dhe vazhdon të flasë në gjuhën e saj. Kur luan me vëllezërit dhe motrat dhe gjuha e lojës bëhet ajo e shokëve. Kur një fjalë shqipe i duket më e vështirë se fjala e huaj. Kur nëna i fletshqip, ndërsa ai, pa e menduar fare, i përgjigjet në gjuhën tjetër. Këtuduhet të ndizet alarmi, sepse kështu, pa ndonjë vendim të marrë, pa ndonjë ditë të caktuar dhe pa e kuptuar askush se kur ndodhi, njëragjuhë fillon të bëhet më e afërt se tjetra. Dhe kjo është ajo që duhet të nabrengosë.
Sepse ne nuk duhet të kemi frikë nga gjuha e huaj. Ajo nuk ështëarmikja jonë. Fëmija ynë duhet ta dijë mirë gjuhën e vendit ku jeton. Mirëpo, krahas saj, duhet të ketë edhe një gjuhë tjetër, që të mos mbetetvetëm në kujtesën e prindërve dhe të gjyshërve.
Shqipja nuk duhet të jetë vetëm gjuha që fëmija e dëgjon nga nëna. Duhet të jetë edhe gjuha në të cilën ai përgjigjet. Gjuha me të cilën qesh. Gjuha me të cilën tregon një ngjarje. Gjuha me të cilën i drejtohetgjyshes. Gjuha në të cilën lexon, shkruan dhe, mbi të gjitha, mendon e shprehet lirshëm. Shqipja duhet të jetë gjuha në të cilën i sheh ëndrrat.
Sepse, nëse shqipja mbetet vetëm gjuhë që kuptohet, por nuk flitet, atëherë duhet të pyesim veten: sa larg jemi nga dita kur edhe të kuptuaritdo të fillojë të zbehet? Prandaj, nuk është dygjuhësia ajo që duhet të nashqetësojë. Ajo që duhet të na shqetësojë është që, duke fituar një gjuhëtë re, fëmija ynë të mos e humbë gjuhën e vjetër; duke fituar një fjalë tëre, të mos e humbë atë fjalë të vjetër me të cilën dikur ka kuptuar diçkatë re në botë.
Për këtë arsye, besoj se parimi duhet të jetë i thjeshtë: me fëmijët, vetëmshqip! Jo kundër gjuhës së vendit ku jetojmë, por krahas saj.
Kur fëmija kupton shqip, por përgjigjet në gjuhë tjetër
Ndoshta kjo është një nga pamjet më të zakonshme, por edhe mëdomethënëse, në familjet shqiptare në diasporë: nëna i flet fëmijësshqip, fëmija e kupton shumë mirë se çfarë i thotë, por përgjigjen iakthen në gjuhën e vendit ku jeton. Në fillim, kjo duket e pafajshme. Madje, ndonjëherë prindi mund të mendojë se mjafton që fëmija ta kuptojë shqipen (dhe pikërisht këtu gabojnë shumë prindër). Sepse nukmjafton. Sepse gjuha nuk është vetëm ajo që dëgjojmë.
Gjuha është edhe ajo me të cilën përgjigjemi, tregojmë, pyesim, qeshim, shprehim gëzimin, zemërimin, dashurinë dhe mërzinë. Nëse fëmija e kupton gjuhën e nënës, por çdo mendim të vetin nis ta shprehë në njëgjuhë tjetër, atëherë shqipja dalëngadalë rrezikon të mbetet më shumëgjuhë e dëgjimit sesa e të folurit. Këtë e kam dëgjuar edhe nga nënashqiptare në Zvicër. Njëra prej tyre më tha një herë: “Nganjëherëlodhem duke e përsëritur në shqip të njëjtën gjë, ndërsa fëmijët mëpërgjigjen në gjermanisht. Mirëpo, pastaj mendoj se, nëse unë ndalem, ata do ta marrin si aprovim dhe do ta lënë edhe më shumë shqipen.”
Kjo fjali, në të vërtetë, thotë shumë më tepër sesa duket në shikim tëparë. Ajo tregon një përpjekje të përditshme, shpesh të lodhshme, për tëmos lejuar që shqipja të mbetet vetëm gjuhë që fëmija e dëgjon ngaprindi. Dhe këtu, mendoj, duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet ta qortojmë fëmijën pse përgjigjet në gjuhën tjetër. Ai po jeton në atëgjuhë, mëson në shkollë në atë gjuhë, shoqërohet në atë gjuhë dhepjesën më të madhe të ditës e kalon në atë gjuhë. Mirëpo, ne si prindërmund të bëjmë diçka të thjeshtë: të vazhdojmë t’i flasim shqip.
Nëse nëna dhe babai vazhdojnë t’i flasin shqip, nëse gjyshërit vazhdojnët’i flasin shqip, nëse familja vazhdon ta mbajë shqipen të pranishme nështëpi, atëherë fëmija e ka gjithmonë një hapësirë ku mund ta dëgjojë, ta përdorë dhe, me kalimin e kohës, ta forcojë atë.
Ndoshta sot ai përgjigjet në gjuhën tjetër, nesër mund të përgjigjetpjesërisht në shqip, e më vonë mund ta përdorë më lirshëm. Gjuhët nukndërtohen brenda një dite dhe as nuk ruhen me detyrim. Ato ruhen me përdorim, me durim dhe me një prani të vazhdueshme në jetën e fëmijës. Prandaj, edhe kur fëmija na përgjigjet në gjermanisht, frëngjisht, italisht apo në ndonjë gjuhë tjetër, përgjigjja jonë mund tëmbetet në shqip. Jo për ta penguar fëmijën të mësojë gjuhën e vendit kujeton. Përkundrazi, le ta mësojë sa më mirë. Por, në shtëpinë shqiptare, le të ketë gjithmonë një vend ku shqipja dëgjohet natyrshëm, pa presiondhe pa u ndier si detyrë. Ndoshta kjo është një nga mënyrat më tëthjeshta për ta ruajtur gjuhën: ne të vazhdojmë t’u flasim fëmijëveshqip, me bindjen se çdo fjalë e dëgjuar sot mund të bëhet një fjalë e përdorur prej tyre nesër.
Disa këshilla të thjeshta për prindërit
Nuk ka nevojë që ruajtja e shqipes të shndërrohet në një detyrë të rëndëpër prindin apo për fëmijën. Shpesh mjaftojnë disa zakone të vogla, portë vazhdueshme, të cilat i kam kuptuar nga bisedat me familje tëndryshme në diasporë.
Foli fëmijës shqip, edhe kur ai përgjigjet në një gjuhë tjetër! – Mos e ndërprisni bisedën dhe mos e ktheni çdo përgjigje në një korrigjim! Le të vazhdojë komunikimi. Fëmija duhet ta ndiejë se shqipja është gjuhë e gjallë e shtëpisë.
Mos e detyroni, por krijoni nevojën për shqipen! – Nëse gjyshja osegjyshi nuk flasin gjuhën e vendit ku jeton fëmija, lëreni atë marrëdhënietë zhvillohet në shqip. Kur fëmija ka diçka për t’u thënë gjyshërve, shqipja bëhet natyrshëm gjuhë komunikimi.
Lexoni bashkë në shqip! – Gjatë pushimeve verore në vendlindje, blini sa më shumë libra në shqip dhe lërini në vende të dukshme nëpër shtëpi, gjithandej. Pastaj, sa herë që të gjeni kohë, lexoni vetë, që fëmijët t’jushohin duke lexuar në shqip, ose lexoni bashkë me ta. Edhe dhjetë a pesëmbëdhjetë minuta në ditë mund të jenë shumë të vlefshme. Njëpërrallë, një tregim i shkurtër, një libër me figura apo një poezi e lexuardhe e komentuar në familje mund ta pasurojnë fjalorin e fëmijës pa iaparaqitur shqipen si mësim të detyruar.
Tregojini fëmijës histori nga familja! – Tregojini për gjyshërit, përvendin nga vini, për fëmijërinë tuaj, për ndonjë ngjarje që ka mbetur nëkujtesën e familjes apo në kujtesën tuaj që nga fëmijëria. Fëmija jo vetëm që dëgjon shqip, por edhe e lidh gjuhën me njerëz dhe historikonkrete, me vende dhe ngjarje.
Këndoni, luani dhe bëni humor në shqip! – Fëmija nuk e mëson gjuhënvetëm kur ulet për të mësuar. E mëson edhe kur luan, qesh dhe këndon. Ndonjëherë, një shaka e thjeshtë në shqip mund të mbetet më gjatë nëkujtesë sesa një orë mësimi. Ndonjëherë, një këngë shqipe bëhet himni iditës dhe një pikë orientimi kulturor.
Mos e ktheni çdo gabim në qortim! – Nëse fëmija gabon një fjalë, mundt’ia përsërisni saktë, pa e vënë në siklet. Në vend që t’i thoni: “Nukthuhet kështu!”, më mirë vazhdoni natyrshëm me formën e saktë, nëmënyrë që ai ta kuptojë vetë gabimin. Kështu, ai mëson pa e lidhurshqipen me frikën se mos gabon dhe pa u stepur nga përdorimi i saj.
Krijoni një kohë ose hapësirë të përditshme vetëm për shqipen! – Mund të jetë gjatë darkës, gjatë një shëtitjeje, para gjumit ose në fundjavë. Nuk është e nevojshme të zgjasë shumë; rëndësi ka që të përsëritet. Kjomund të bëhet edhe duke luajtur ndonjë lojë apo duke organizuar ndonjësfidë familjare. Për shembull, prindi mund t’i bëjë fëmijës pesë pyetje tëthjeshta, të cilave ai u përgjigjet në shqip: Çfarë të pëlqeu sot? Me këluajte? Çfarë do të bësh nesër? Cili është filmi yt i preferuar?
Mund të luhet edhe loja “Intervista në shqip”, ku fëmija prezanton vetendhe flet për familjen, shkollën, shokët, gjërat që i pëlqejnë dhe atë qëdëshiron të bëhet në të ardhmen. Kështu, pa e ndier si detyrë, fëmijanxitet ta përdorë shqipen për të folur për veten dhe për botën e tij.
Dhe, mbi të gjitha, bëhuni shembull! – Është e vështirë t’i kërkoshfëmijës të flasë shqip nëse vetë, sapo hyn në shtëpi, kalon në gjuhëntjetër. Fëmijët mësojnë shumë nga ajo që shohin dhe dëgjojnë çdo ditë.
Ndoshta këto duken gjëra të vogla, mirëpo edhe një gjuhë e madhe ruhetpërmes gjërave të vogla: një bisede në kuzhinë, një tregimi para gjumit, një telefonate me gjyshen, një libri të lexuar bashkë dhe këmbënguljessë qetë të prindit për të mos e lënë shqipen të heshtë.
Prandaj, këshilla ime për prindërit shqiptarë në diasporë do të ishte e thjeshtë: mos kini frikë nga gjuha e vendit ku jetoni; mësojuni fëmijëveatë sa më mirë! Ndërsa në shtëpi, mos hiqni dorë nga shqipja! Flisnishqip, lexoni shqip dhe jetojeni shqipen bashkë me ta! Gjithashtu, vizitat sa më të shpeshta në atdhe, sa herë që është e mundur, janë njëmënyrë e bukur që fëmija ta dëgjojë dhe ta përjetojë shqipen në njëmjedis më të gjerë e më të natyrshëm.