
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Turqi për bisedimet e OKB-së për klimën
Udhëheqësit botërorë do të nisin të mërkurën diskutimet zyrtare në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në Turqi, me synimin për të arritur marrëveshje për masa konkrete për frenimin e ngrohjes globale.
Konferenca zhvillohet pas një viti të shënuar nga përmbytje vdekjeprurëse, valë të nxehti dhe fatkeqësi të tjera të lidhura me ndryshimet klimatike.
Bisedimet zhvillohen gjithashtu në një periudhë kur lufta në Iran ka ndikuar në rritjen e çmimeve globale të benzinës, naftës dhe produkteve që prodhohen prej tyre, përfshirë plehrat kimike dhe pesticidet.
Rritja e çmimeve ka bërë që qeveritë të rishikojnë politikat energjetike dhe investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë, si energjia e erës dhe ajo diellore.
“Na duhen plane, jo më shumë premtime”, tha John Kerry, ish-sekretar amerikan i Shtetit dhe ish i dërguar presidencial për klimën.
Konferenca pritet të fokusohet në masa konkrete për përballimin e krizës klimatike dhe përshpejtimin e kalimit drejt energjisë së pastër. /mesazhi