
Edhe një sukses i jashtëzakonshëm: Mbi 1 milion euro mblidhen për ndërtimin e xhamisë në Schwäbisch Gmünd
SCHWÄBISCH GMÜND, GJERMANI – Në një tribunë islame të organizuar sonte nga Qendra Islame Shqiptare LËVIZJA në Schwäbisch Gmünd, janë mbledhur mbi 1 milion euro për ndërtimin e xhamisë së re.
Nën moton “Ndërto një xhami, shpëto një shoqëri”, kjo tribunë u shndërrua në një manifestim të fuqishëm solidariteti, përkushtimi dhe bashkimi të besimtarëve rreth një projekti me rëndësi të veçantë për komunitetin mysliman.
Ky sukses i jashtëzakonshëm dëshmon edhe një herë fuqinë e kontributit kolektiv dhe gatishmërinë e besimtarëve për të mbështetur ndërtimin e institucioneve fetare dhe edukimin e brezave të ardhshëm.